Policia gjermane sot ka realizuar evakuimin e të punësuarve dhe të pranishmëve në gjykata në qytetet Kil, Erfurt dhe Magdeburg, për shkak të kërcënimeve se në ndërtesat e gjyqit janë vendosur bomba.
Siç ka bërë të ditur botimi elektronik i gazetës “Hanoverishe Algemajne Cajtung”, kërcënime për vendosjen e bombave nëpër gjykata në Erfurt dhe Magdeburg janë dërguar me postë, derisa në Kil përmes thirrjes telefonike gjatë natës.
Në rrjedhë është aksioni policor për kontrollim e objekteve në tre gjykatat ku janë përfshirë edhe qen-kërkues të eksplozivëve.
Në të njëjtën kohë, policia gjermane në krahinën perëndimore Hesen në Tuiter ka publikuar se ka zbatuar evakuimin nëpër sallat e gjykatave në qytetin Vizbaden, pasi në të është gjetur lëndë e dyshimtë.