Shkup, 19 tetor – Për shkak të grevës së shërbimeve doganore greke sot do të ndërpritet qarkullimi i kufirit shtetëror mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. Kufirin do të mund ta kalojnë vetëm këmbësorë. Siç kumtoi MPB-ja, në vendkalimin kufitar Bogorodicë ndërprerja do të jetë prej orës 6:00 deri në 6:00 më 20 tetor, ndërsa në VK Mexhitlia prej orës 6:30 deri në 6:30 më 20 tetor. Në vendkalimin kufitar Dojrani i Vjetër ndërprerja në qarkullimin në kufi do të jetë sotprej orës 5:00 deri në 23:00.