Shkup, 10 janar – Për shkak të dëborës sot në Shkup disa linja të autobusëve urban dhe rural janë shkurtuar. Nuk qarkullojnë autobusët deri në Vodno të Mesme dhe në Nerez (Fshati i Maqedonisë) dhe linjat rurale 64, 74, 80 dhe 81.
Siç kumtoi NQP “Shkup” nga linjat rurale autobusi me numër 58 në vend se të shkojë deri në fshatin Dobri Doll qarkullon deri te komuna Sopishte. Autobusët me numër 11 dhe 11a qarkullojnë deri në rampën Deksion, 18a deri te kisha në Vizbeg, ndërsa autobusi me numër 32 deri në Saraj.
Autobusi me numër 47 qarkullon deri te udhëkryqi në fshatin Lubanc, ndërsa 47a deri në hyrje të fshatit Luboten. Autobusi me numër 51a qarkullon deri te ura në Moranë, 53 deri në fshatin Katllanovë, 55b deri te udhëkryqi në Haraçinë, ndërsa 55v në vend se në Grushinë shkon deri te deponia.
Linja e autobusëve me numër 56 në vend se të shkojë deri në fshatin Bojanë qarkullon deri në rrugën për në Bojanë (Rasadnik), 56a deri në rrugën për në Kopanicë (nënkalim), 60 në vend se deri në Matkë shkon deri në fshatin Shishovë, 64a në vend se në fshatin Nikishtan qarkullon deri në Orman.
Autobusi me numër 70 në vend se deri në Batincë qarkullon nëpërmjet rrugës së re deri në Drislla, autobusi me numër 160 qarkullon deri në fshatin Shishovë, 164 për në Kuçkovë nuk qarkullon, ndërsa për në Nikishtan shkon deri në Orman, autobusi me numër 165 nuk qarkullon vetëm për fshatin Viniçe, numri 167 nuk qarkullon vetëm për në Strahojadica, ndërsa autobusi me numër 180 shkon deri në rrugën për te lumi Markova.
Qytetarët për kontroll më detajor të linjave të shkurtuara mund ta vizitojnë ueb faqen e NQP-së “Shkup”.