Shkup, 19 shkurt – Salla Univerzale nuk do të ndërtohet as këtë vit. Kreu i Shkupit Petre Shilegov, thotë se nuk kanë mjete as Qyteti e as Ministria e Kulturës për realizimin e projektit të Sallës Univerzale, informon Koha.
“Në bashkëpunim me Ministrinë e kulturës tentojmë ta restartojmë këtë projekt për rikonstruimin e Sallës Univerzale për fat të keq për shkak të gjendjes së keqe materiale edhe në Ministrinë e Kulturës edhe në Qytetin e Shkupit, për shkak të shlyerjeve të borxheve nga Shkupi 2014 nuk jemi në gjendje të parashikojmë rikonstruim të saj në buxhetin e vitit 2018. Me ministrin jemi në koordinim që në buxhetin për vitin 2019 të ndajmë mjete për rikonstruimin e Sallës Univerzale”, ka thënë Shilegov.