Uashington, 2 prill – Në rrugët e Nju-Jorkut trashësia e borës arrin 13 centimetra. Borë ka rënë edhe në pjesën veriore të Nju-Xhersit, ndërsa paralajmërime për reshje të borës janë dhënë edhe për Virxhininë perëndimore dhe Masaçusets, deklaroi sot meteorologu Xhej Ingëll.
Për shkak të borës janë anuluar të paktën 39 fluturime nga aeroportet ndërkombëtare, Xhon F. Kenedi dhe La Guardia.
Në Nju-Jork për herë të fundit më shumë se 10 centimetra borë në muajin prill ka pasur në vitin 2003.
“Temperaturat e zakonshme për muajin prill janë rreth 12 gradë Celsius, kështu që nuk do të kalojë shumë kohë që të shkrihet bora. Deri të mërkurën në Nju-Jork pritet që temperatura të arrijë deri në 16 gradë Celsius”, theksoi Ingëll.