Për shkak mjegullës ulje e dukshmërisë në disa akse rrugore

Shkup, 17 janar – Ulje të dukshmërisë për shkak mjegullës prej 40-50 m. ka në aksin rrugor Shkup – Tetovë – Gostivar dhe Tetovë – Jazhincë, prej 50 – 100 m në aksin rrugor Veles -Katllanovë, prej 10 – 15 m. në aksin rrugor Tetovë – f Gajre, deri 50 m. në aksin rrugor Sh. Nikollë – Kumanovë, prej 100 – 150 m. në akset rrugore Manastir – Prilep, M Brod – Kërçovë, Dibër – Strugë dhe Resnjë – Ohër, kumtoi NP Rrugët e Maqedonisë, transmeton gazeta KOHA.

Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet rrjedhshëm nëpër disa vende të lagështa. Nga NP Rrugët e Maqedonisë, apelojnë drejtim të kujdesshëm dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet në rrugë.(koha.mk)