Për rindërtimin e qyteteve kroate të goditura nga seria e dridhjeve në dhjetor dhe fillim të këtij muaji deri tani janë mbledhur rreth 12 miliard kuna (rreth 1,5 miliard euro), deklaroi mbrëmë ministri i Planifikimit Hapësinor, Ndërtimtarisë dhe Pronës shtetërore, Darko Horvat.
Ai shtoi se qeveria për rindërtim të qyteteve të shkatërruara ende nuk ka aranzhman të plotë të siguruar financiar.
“Disa burime dihen, për disa ende luftojmë. Janë mbledhur rreth 12 miliard kuna, dhe atë përmes Fondit të solidaritetit, përmes huave nga Banka Botërore, përmes buxhetit”, deklaroi Horvat për HRT.
Ministri shtoi se një muaj pas katastrofës, që e kaploi zhupaninë Sisak-Mosllavina, Kroacia do të ketë rregulla të qarta të sjelljes për atë se si ta organizojë rindërtimin, transmetoi “SeeBiz”.