Periudha e qershorit, në të gjithë botën është e njohur si periudha më e ngarkuar për sa i përket studimeve. Të gjithë ata të cilët janë në shkolla, e dinë se sa mundim dhe sakrificë kërkojnë rezultatet e mira në provime.
Por në Britaninë studentët kanë gjetur një mënyrë interesante për të përmirësuar rezultatet. Sipas tyre, përdorimi i rozmarinës është një ndihmë ekstra për një notë më të mirë.
Pas një studimi të publikuar se rozmarina ndihmon në përmirësimin e kujtesës dhe përqendrimit, shitjet e saj janë rritur ndjeshëm në Britani dhe në Holandë, dhe sipas nxënësve të qëndrosh në një ambient me aromë rozmarine, i ka ndihmuar të kenë përqendrim më të lartë.
Kjo në fakt nuk është aspak për tu habitur pasi edhe në Greqinë e lashtë, njerëzit e përdornin këtë bimë për një kujtesë më të mirë.