Tiranë, 10 qershor – Ambasadori i Misionit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Boshard, duke u përgjigjur për interesin e medieve për ndodhitë e fundit në Shqipëri, shtyrjen e zgjedhjeve lokale nga ana e presidentit të Republikës Ilir Meta dhe iniciativën e shumicës në pushtet për shkarkimin e tij, tha se këto janë çështje të brendshme dhe se institucionet janë ato të cilat vendosin se kush ka të drejtë.
“Këto janë çështje të Parlamentit dhe të Gjykatës Kushtetuese. Institucionet shqiptare do të zgjedhin se cila palë ka argumentet më të mira juridike. Jam i sigurt se partitë politike do ta bëjnë më të mirën”, tha ambasadori.
I pyetur se a do të ketë zgjedhje më 30 qershor Boshard me përgjigje se institucionet shqiptare janë ato të cilat do të sjellin vendim për atë, duke shtuar se “ato janë çështje të rënda nga këndvështrimi ligjor”.
Në lidhje me deklaratën e presidentit Meta në të cilën paralajmëron për konflikt eventual qytetar nëse shkohet në zgjedhje vetëm me një parti, ambasadori i OSBE-së pa përgjigje të drejtpërdrejtë.
“Qartë thamë se protestat dhe ngritja e zërit është e drejtë demokratike dhe gjithsesi këto përgjegjësi kanë të bëjnë me ata të cilët organizojnë protesta të tilla dhe e kanë përgjegjësinë për dhunën e organizuar”, u përgjigj ambasadori në pyetjen e gazetarëve.