Shkup, 29 nëntor – Kompanitë posaçërisht ato me orientim eksportues, duhet të kenë status të Operatorit të Autorizuar Ekonomik (OAE) që do t’u mundësojë procedura të lehtësuara doganore jo vetëm në Maqedoni, por edhe rajon. Nëse kompania ka orientim eksportues dhe ka status të tillë kjo do të thotë se prodhimet e tyre drejtpërdrejtë nga fabrika me procedura të lehtësuara doganore, do të kalojnë në Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe në të gjitha vendet e përfshira me nismën perëndimore-ballkanike të cilën e mbulon Procesi i Berlinit.
Sipas zëvendëskryeministrit për Çështjet Ekonomike Koço Angjushev, paralelisht me investimet në infrastrukturë, duhet të gjendet edhe mënyrë që do të mundësojë transportim më të shpejtë të mallrave nga kompani jashtë vendit.
“Nuk ka asnjë logjikë të investoni një miliardë euro në autostradë ndërsa udhëtimi i mallrave të shkurtohet për 15-20 minuta, nëse pastaj maunat tuaj do të presin në kufij pesë deri në gjashtë orë”, tha Angjushev në punëtorin e sotme për Operator të Autorizuar Ekonomik në Drejtorinë e Doganave.
Ai theksoi se kompanitë duhet t’i njohin përparësitë që u ofrohen me fitimin e statusit të OAE dhe t’i plotësojnë kushtet përkatëse, sepse kjo do t’u mundësojë të njihen ndërkombëtarisht dhe më konkurrues në tregjet jashtë Maqedonisë.
Drejtori i Doganave Gjoko Tanasoski tha se prioritet kryesor i Doganës gjatë vitit të ardhshëm do të jetë vendosja e një sistemi të ri për përpilimin e deklaratave doganore dhe dokumentet e akcizës.
Vendosja, megjithatë, e sistemit OAE, siç tha, është lloj marke e cilësisë e cila do të jetë shumë e rëndësishme për kompanitë e Maqedonisë gjatë pjesëmarrjes fillestare të tyre në rajonin e CEFTA-s, ndërsa pastaj në BE dhe në botë.