Shkup, 26 nëntor – Jemi në fund të përgatitjeve për tenderin për furnizim të reagensëve laboratorikë, po bëjmë konsultime përfundimtare dhe shpresoj se për një ose dy javë do të publikohet procedura, theksoi sot në konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Ai tha se me tenderin e ri do të kursehen pesë ose gjashtë milionë euro (15 për qind) nga shuma e tanishme që shpenzohet. “Vlerësojmë se për vlerë prej 35,36 milionë euro për tre vite do të kursejmë së paku pesë ose gjashtë milionë, ndërsa ato para do t’i investojmë në sistemin shëndetësor para së gjithash në paga, por edhe në përmirësimin e pajisjeve dhe të infrastrukturës”, tha Filipçe.
Ai paralajmëroi sistem të ri të funksionimit të laboratorëve në shtëpitë e shëndetit me qëllim që të vendoset sistem më cilësor laboratorik, të bëhet kursim më i madh, ndërsa këtë ta ndjenjë pacientët.
Filipçe theksoi se në Shkup do të ketë laboratorë në spitalet e mëdha, laborator qendror në Qendrën Klinike, në SPQ “8 Shtatori”, në Spitalin e vjetër të qytetit, ndërsa numri i laboratorëve në Shtëpitë e Shëndetit në ambulancat do të përgjysmohet nga 11 në pesë ose gjashtë persona. Gjatë kësaj, theksoi, laboratorët në poliklinikat në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit do të shpërndahen atje ku do të jenë punktet ku sipas gjitha gjasave nga janari do të ketë shërbime kujdestare para së gjitha pediatër që të ulet presioni ndaj Klinikës së fëmijëve në Shkup, ndërsa në të gjitha vendet tjera deri te poliklinika më e afërt do të organizohet transport.
“Planifikojmë që të bëjmë procedurë në të cilën do të zbatohen të gjitha sugjestionet e komisionit të shkallës së dytë për furnizime publike, do të ketë shumë më shumë, do të jetë e ndarë dhe e hapur që në mënyrë konkurruese të marrin pjesë më shumë operatorë ekonomik”, tha Filipçe.
Në kuadër të kësaj procedure, potencon, do të krijohet sistem kompjuterik që do të ndjekë shpenzimin e reagensëve, sasia e përgjithshme e rezervës të cilën e kanë në dispozicion shtëpitë publike të shëndetit, ndërsa në bazë të kësaj do të ketë pasqyrë komplete në konsumin dhe në buxhetet të cilat tani shpenzohen në të gjitha SHSHP.
Potencon se planifikojnë që me procedurë të kërkojnë aparate falas, ashtu siç tani bëjnë operatorët ekonomik, ndërsa që të shpenzohen materialet e tyre dhe shërbimi të jetë falas, Me këtë, sqaroi, shteti do të marrë aparate falas, servis, për çka tani shpenzohet shumë shtesë nga buxheti jashtë kësaj për reagensë, që nuk mund të kontrollojmë dhe e gjithë kjo të jetë kursim me rëndësi.