Për një muaj jo të plotë, 25 të prekur nga fruthi në Dibër

Nga ISHP rekomandojnë të vazhdohet me  kontrollin epidemologjik të përforcuar  të etheve  në Dibër,  por edhe në qytetet e tjera  dhe çdo rast i dyshimtë i fruthit i cili i plotëson kriteret e definimit të rastit nevojitet  të hulumtohet dhe të testohet në laboratori

 

Shkup, 7 gusht – Njëzet e pesë të prekur nga fruthi,  bashkë me 3 gushtin janë regjistruar në territorin e Dibrës,  publikoi  në ueb faqen e saj Instituti për Shëndet Publik i Republikës së Maqedonisë. Dhjetë rastet e para ishin regjistruar më 17 korrik,  kur ishte shpallur epidemia e fruthit në rajonin e Dibrës. Nga ISHP potencojnë se të sëmurët janë të moshës prej shtatë muaj deri në 45 vjeç.

Nga numri i përgjithshëm i të prekurve, 44 për qind janë pjesëtarë të popullatës rome, 40 për qind shqiptarë, tetë për qind turq, katër për qind (një i sëmurë) të kombësisë maqedonase dhe për një person nuk ka të dhëna. Nga të prekurit me epidemi për 16 persona ka konfirmim laboratorik, ndërsa te nëntë raste  është konfirmuar lidhja epidemike. Nga rastet e konfirmuara laboratorike,  68,8 për qind nuk janë të vaksinuar ose jo komplet të vaksinuar, ndërsa 31,2 për qind  janë vaksinuar  me dy doza të vaksinave kundër fruthit.

Nga ISHP informojnë se me qëllim që të zvogëlohet mundësia për përhapjen e sëmundjes  është zbatuar hulumtim epidemik  për çdo rast veçmas të fruthit nga ana e epidemiologëve lokal, është kontrolluar statusi i vaksinave i të gjithë personave të sëmurë dhe kontaktet e tyre,  ndërsa në kontaktet e personave të sëmurë të cilët nuk janë vaksinuar  ose nuk janë vaksinuar komplet u rekomandohet vaksinimi me MRP vaksinë, deri në kompletimin e statusit të vaksinës, sipas moshës. Gjithashtu, është kontrolluar përfshirja e vaksinave me MRP vaksinë në territorin e Dibrës, personat që nuk  janë vaksinuar janë thirrur  për vaksinim,  është përforcuar kontrolli epidemologjik  i etheve i ndjekur me puçrra të fruthit, çdo rast i dyshimtë i fruthit është testuar në laboratori, është ndarë material edukativo-informativ i punonjësve shëndetësor për mbrojtjen primare shëndetësore, në kopshtet e fëmijëve, ndërsa është publikuar edhe material edukativ  në ueb faqen e ISHP-së,  me qëllim që njerëzit të cilët shkojnë në pushime verore  në destinacionet ku ka epidemi  nga fruthi  të jenë të vetëdijshëm për rreziqet, derisa fëmijët e tyre ose ata nuk vaksinohen kundër fruthit.

Nga ISHP rekomandojnë të vazhdohet me  kontrollin epidemologjik të përforcuar  të etheve  në Dibër,  por edhe në qytetet e tjera  dhe çdo rast i dyshimtë i fruthit i cili i plotëson kriteret e definimit të rastit nevojitet  të hulumtohet dhe të testohet në laboratori. Shërbimet epidemologjike  pranë qendrave për shëndet publik duhet t’i njoftojnë  mjekët amë/pediatër t’i paraqesin të gjitha rastet e dyshimta  (ethe) deri te shërbimi epidemologjik i Qendrës kompetente për shëndet publik në afat prej 24 orëve nga konfirmimi i diagnozës ose dyshimi,  ndërsa më së voni për 24 orë nga dyshimi i konfirmuar i fruthit të paraqesin regjistrim për sëmundje/vdekje nga sëmundja ngjitëse deri te shërbimi epidemologjik i Qendrës kompetente për shëndet publik dhe sërish regjistrim të ri pas konfirmimit laboratorik të sëmundjes. (koha.mk)