Shkup, 9 dhjetor – Niveli i rezervave devizore në muajin nëntor të këtij viti shënoi shifrën prej 2 miliardë e 551 milionë euro, dhe krahasuar më një muaj më parë kur rezervat devizore kapnin shifrën prej 2 miliardë e 729 milionë eurove, ato janë më të ulëta për 177 milionë euro. Kështu rezultojnë të dhënat e fundit zyrtare të Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM). Sipas BPM-së, pas katër muajve resht të rritjes së rezervave devizore, në muajin nëntor është shënuar një ulje drastike e rezervave devizore në vlerë prej 177 milion euro. “Vlera e rezervave devizore në muajin nëntor për herë të parë shënojnë një ulje pas katër muajve resht të rritjes së rezervave devizore . Rritje më të madhe të rezervave devizore ka pasur në muajin korrik kur shteti u fut në borxh të ri përmes euroobligacionit duke i rritur rezervat devizore për 429 milionë euro sa niveli i përgjithshëm i rezervave devizore arriti shifrën prej 2 miliard e 588 milion euro. Rritja e rezervave devizore ka vazhduar edhe gjatë muajit gusht, shtator dhe tetor duke e çuar kështu shifrën e rezervave devizore në vlerë të përgjithshme prej 2 miliard e 729 milion euro”, thuhet në raportin e BPM-së. Në raportin e fundit të BPM-së thuhet se në fund të muajit nëntor vlera e rezervave të valutave dhe depozitave në BPM-në është 150 milion euro ndërkaq një muaj më par apo në tetor kjo vlerë kapte shifrën prej 312 milion euro që i bie që për një muaj BPM –ja të këtë më pak rezervat devizore prej 161 milion euro. “Në mënyrë plotësuese në uljen e rezervave devizore kanë ndikuar dhe rënia e çmimit të arit kështu që në muajin nëntor kjo ulje ishte për 9.7 milion euro. Gjithashtu në muajin nëntor kemi ulje të letrave me vlerë për 6.4 milion euro gjegjësisht vlera momentale e letrave me vlerë kap shifrën prej 2 miliard e 147 milion euro. Mirëpo në këtë raport të BPM-së nuk ka informacione… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.