Për një koncert, gjysmë milion paund

Shifrat që janë publikuar dje, tregojnë se këngëtarja 28-vjeçare Adele, është një nga interpretueset më të paguara ndonjëherë. Ky rezultat del të jetë i saktë duke u bazuar në turin e saj të fundit botëror në vitin e kaluar, ku Adele vetëm për një natë ka fituar më shumë se gjysmë milion paund. Ndërkaq për një shumë të pabesueshme prej 11.5 milionë paund, Adele ka fituar në mes tetorit të 2015 dhe prillit 2016. Ylli i njohur Adele ka kryer turin e saj në 107 datat e caktuara në Evropë dhe Amerikë në shkurt- dhjetor të vitit 2016.