Shkup, 22 korrik – NP Parkingje të Komunës Qendër dhe Komuna Qendër në bashkëpunim me Policinë Rrugore-Shkup gjatë javës së kaluar kanë sanksionuar 309 automjete për parkim të padrejtë të cilat e pengojnë lëvizjen normale dhe të sigurt në trafik.
“Në periudhën prej datës 15 e deri më 22 korrik të këtij viti, me ndihmën e automjetit special “karrotrec” të NP POC janë larguar 132 automjete për parkim të padrejtë, prej të cilave një automjet i parkuar në mënyrë të pandërgjegjshme në vendin për parkim dedikuar për nevoja të veçanta, ndërsa me vendosjen e mjetit mekanizues “bllokues” janë sanksionuar 177 automjete të cilat janë hasur në zona rezidenciale, ndërsa nuk kanë qenë shfrytëzues-rezident në sektorin në të cilin janë parkuar”, informojnë nga NP Parkingje në Komunën e Qendrës.
NP POC dhe Komuna Qendër u bëjnë apel qytetarëve të përmbahen rregullave të përshkruara për sjellje të sigurt në trafik me qëllim të ruhet siguria e pjesëmarrësve tjerë në trafik dhe e zgjidh problemin për parkim të padrejtë në vendparkimet komerciale dhe rezidente dhe rrugë në territorin e Komunës Qendër.