Shkup, 24 shkurt – NP Parkingje të Komunës Qendër dhe Komuna Qendër, në bashkëpunim me Policinë e Komunikacionit – Shkup kanë sanksionuar 261 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, që kanë penguar qarkullimin normal dhe të sigurt të komunikacionit.
Nga 17 shkurti deri më 23 shkurt, siç kumtojnë nga PKM, me ndihmën e automjeteve të posaçme “Karrotrec” të NP PKM janë larguar 173 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa me vendosjen e mjetit mekanik “Bllokatorë” janë sanksionuar 88 automjete që janë gjetur në zona rezidenciale, ndërsa nuk kanë qenë përdorues – rezident të sektorit ku kanë qenë të parkuar.
NP PKM dhe Komuna Qendër njoftojnë se vazhdimisht do ta zbatojnë këtë masë me qëllim që të vendoset rregull në kaosin e komunikacionit dhe problemin me parkimet në mënyrë të parregullt në parkingjet komerciale dhe rezidenciale, si dhe rrugët e territorit të Komunës Qendër.