Shkup, 21 janar – Gjatë javës së kaluar me automjetet speciale “karrotrec” janë mënjanuar gjithsej 142 automjete nga sipërfaqet publike në Qytetin e Shkupit. Nga numri i tërësishëm i automjeteve të parkuara në mënyrë të paligjshme dhe të mënjanuara, 18 janë mënjanuar nga vendparkimet zonale, ndërsa 124 të tjerat me urdhër të policisë së komunikacionit në bazë të shkeljeve të bëra: parkim në rrugë, shteg të çiklistëve, vendkalim të këmbësorëve, trotuar, sipërfaqe të gjelbër, në kundërshtim me shenjat e komunakiconit, si dhe me thirrje nga personi i tretë.
Siç kumtojnë nga Qyteti i Shkupit, kontrolluesit e vendparkimeve zonale në periudhën e njëjtë kanë sanksionuar gjithsej 218 automjete, për shkak të parkimit të parregulluar, gjegjësisht për shërbim të papaguar të parkingut. Prej tyre, 18 automjete janë mënjanuar me shërbimin e karrotrecit, për shkak të tejkalimit të kohës së lejuar të mbajtjes së automjetit në vendparkim.
“Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrja publike “Parkingu i qytetit” apelojnë deri te qytetarët ta ruajnë gjjelbërimin dhe sipërfaqeqet tjera publike, ndërsa automjetet e tyre t’i parkojnë vetëm në vendparkimet e shënuara. Apelojmë të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve për parkim, në kohë ta rregullojnë pagesën për shërbim të parkingut, që të mos sanksionohen dhe t’u vendoset bllokues në gomë. Pagesa për shërbim të parkingut mund të bëhet përmes SMS porosisë ose me kartelë gërvishtëse”, thuhet në kumtesën e sotme të Qytetit të Shkupit.