Shkup, 22 tetor – Gjatë javës së kaluar me karrotrec janë larguar gjithsej 303 automjete nga sipërfaqet publike, kumtuan nga Qyteti i Shkupit.
Nga numri i përgjithshëm i automjeteve të parkuara në mënyrë të parregullt dhe të marra, 41 janë larguar nga vendparkimet zonë, ndërsa 262 automjete me urdhër të policisë rrugore në bazë të kundërvajtjeve të bëra: parkim në rrugë, shteg për biçikleta, vendkalim për këmbësorë, trotuar, sipërfaqe e gjelbër, në kundërshtim me shenjat në rrugë, si dhe me thirrje të personit të tretë.
Nga Qyteti i Shkupit informojnë se në periudhën e njëjtë janë sanksionuar gjithsej 360 automjete, për shkak të parkimit të parregullt, gjegjësisht për mospagesën e shërbimit për parkim. Prej tyre, 41 automjete janë larguar me karrotrec, për shkak të tejkalimit të kohës së lejuar në vendin për parkim.
Qyteti i Shkupit dhe NP “Parkingu i Qytetit” apelojnë deri tek qytetarët që ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet tjera publike, ndërsa automjetet e tyre t’i parkojnë vetëm në vendparkimet e shënuara dhe ta rregullojnë pagesën e shërbimit, që të mos sanksionohen. pagesa për shërbimin e parkimit mund të kryhet për SMS porosisë ose me kartelë.