Shkup, 8 shkurt – Gjatë javës së kaluar, me karrotrec, janë larguar 231 automjete nga vendet publike. Nga numri i përgjithshëm i automjeteve të parkuar në mënyrë të parregullt dhe të larguara, 42 janë larguar nga vendet e parkimit të zonës, ndërsa 189 automjetet tjera me urdhër të policisë së komunikacionit për shkak të veprave penale: parkim në rrugë, në korsi për biçikletave, në vendkalim të këmbësorëve, në trotuare, zona të gjelbra, si dhe me thirrje të palës së tretë.
Kontrollorët në vendparkime të zonave, kumtuan sot nga Qyteti i Shkupit, në të njëjtën periudhë kanë sanksionuar gjithsej 329 automjete, për shkak të parkimeve të parregullta, pra për shërbimin e parkimit të papaguar. Nga këto, 42 automjete u larguan nga karrotereci për tejkalimin e kohës së lejuar të mbajtjes së parkingut.
Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrja publike “Gradski parking” apelojnë tek qytetarët që të ruajnë gjelbërimin dhe hapësirat e tjera publike, ndërsa të parkojnë automjetet e tyre ekskluzivisht në parkingjet e shënuara.
“Ne u bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të shërbimeve të parkimit që të rregullojnë me kohë pagesën për shërbimin e parkimit, në mënyrë që të mos sanksionohen dhe të mos kenë bllokatorë në rrotë. Pagesa për shërbimin e parkimit mund të bëhet përmes mesazheve SMS-së ose kartelës së gërvishtjes”, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.