Shkup, 3 janar – Ministria e Shëndetësisë ka informuar se sot deri në ora 19:00 janë vaksinuar gjithsej 488 fëmijë me vaksinën MRP, njofton Koha.
Nga Ministria apelojnë deri te të gjithë prindërit t’i vaksinojnë fëmijët me vaksinën MRP që është me cilësi të lartë dhe efektive, ndërsa prodhues është GlaxoSmithKline nga Belgjika.
Pikët e vaksinimit në Poliklinikat “Bukuresht”, “Bit Pazar” dhe “Jane Sandanski” do të punojnë edhe nesër (04.01.2019) deri në ora 19:00″, thuhet në kumtesën e Ministrisë.
Prej atje theksojnë se ende është në fuqi urdhri se fëmijët e pavaksinuar nuk do të pranohen në kopshtet e fëmijëve me qëllim të pengohet përhapja e epidemisë së fruthit të shpallur në Shkup.