Tetovë, 13 nëntor – Gjatë kontrolleve të ditës së hënë që u realizuan në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, gjithsej janë zbuluar 120 kundërvajtje në trafik, edhe atë 68 në Tetovë, kurse në Gostivar – 52 kundërvajtje.
“Numri më i madh i kundërvajtjeve në Tetovë, edhe atë 38 kundërvajtje, janë për gabim parkimi apo parkim jo i rregullt, 10 persona kanë drejtuar veturë pa patentë shoferi, 3 persona nuk u janë përmbajtur përkufizimeve të parapara ligjore për shoferë fillestar…, kështu që të njëjtëve u janë përgatitur 23 fletëpagesa për kundërvajtje, dhe 45 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje”, deklaroi zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Fatmir Rexhepi.
Sipas policisë, numri më i madh i kundërvajtjeve në Gostivar, edhe atë 11, kanë të bëjnë me shpejtësinë e tejkaluar, 6 persona kanë drejtuar veturat pa patentë shoferi, 4 vetura kanë pasur regjistrimin e skaduar, 5 vetura kanë qenë gabim të parkuara, të cilat kanë qenë të ngritura nga ana e shërbimit të karrotrecit. “Kundërvajtjet e zbuluara janë sanksionuar me 20 fletëpagesa për kundërvajtje, dhe 32 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje. Aktivitetet e këtilla do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme, jo vetëm në dy qytetet e Pollogut, por edhe në rrugët tjera lokale dhe regjionale”, tha zëdhënësi Rexhepi. (U.H)