Shkup, 14 dhjetor – Në nëntë muajt e parë të vitit është rritur numri i kompanive të cilat kanë shënuar fitim, ndërsa është zvogëluar numri i atyre që kishin humbje, tregojnë fletët e paaudituara të bilancit të kompanive nga Bura e Maqedonisë të letrave me vlerë, shkruan gazeta KOHA. Në këtë periudhë gjithsej 83 kompani kanë pasur fitim, kundër 75 në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Njëkohësisht, këtë vit humbje kanë pasur 25 kompani. Sipas analizës që e bëri Bursa e Maqedonisë në bazë të rezultateve aktuale financiare, në nëntë muajt e parë nga viti 2016, kompanitë në listë kanë pasur fitim të përgjithshëm prej 9,45 miliardë denarë, ose rreth 153,68 milionë euro. Vitin e kaluar, në periudhën e njëjtë fitimi i përgjithshëm ka qenë 7,57 miliardë denarë ose rreth 123,24 milionë euro. Shuma e përgjithshme e humbjeve të kompanive që kanë pasur rezultate financiare negative këtë vitë është 385,77 milionë denarë (rreth 6,27 milionë euro) e cila është dukshëm më pak se vitin e kaluar 1,33 miliardë denarë, ose rreth 21,7 milionë euro. Këto rezultate të aksioneve të më shumë kompanive aksionare të cilat janë në listë si dhe në shpërndarjen e një pjese të fitimit të aksionarëve. Nga gjithsej 108 kompani aksionare, sa janë në listë të cilat i përpunoi Bursa e Maqedonisë, numërohen fitimet të cilat i realizuan bankat. Kështu për shembull, Stopanska Banka-Shkup këtë vit në nëntë muajt e parë ka realizuar fitim prej 1,85 miliardë denarë, për 15,62 për qind më shumë se vitin e kaluar, kur kishte fitim prej 1,6 miliardë denarë. Banka Popullore e Maqedonisë në periudhën e njëjtë kishte fitim prej 1,15 miliardë denarë, për 43,59 për qind më shumë se periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Banka Komerciale 526,234,000 denarë, për 66,16 për qind nga viti i kaluar etj. Mes kompanive me fitime më të mëdha numërohen dhe “Telekomi i Maqedonisë” me 713,693,000 denarë, e cila megjithatë është më dobët së vitin e kaluar 964,842,000 denarë për 26,03 për qind. Sukses ka pasur dhe Çimentorja USJE Shkup e cila këtë vitë shënoi fitim prej 960,004,000 denarë, për 116,82 për qind më shumë se vitin e kaluar 821,758,000 denarë në tremujorin e parë, më pas Alkaloid Shkup i cili këtë vitë kishte fitim prej 509,385,000 denarë, për 10,08 për qind më shumë se vitin e kaluar, Granit Shkup më 373,178,000 denarë (rritje prej 4,14 për qind), KB Pelagonija SHA Manstir me 315,669,000 denar, (përkundër humbjes vitin e kaluar prej 24,052,000 denarë në nëntë muajt e parë) etj. Mes kompanive të cilat kanë shënuar humbje, veçohen disa nga kompanitë në industrinë e metaleve, siç janë “Arçelor Mital” (CRM) me humbje prej 114,348,646 denarë e cila është më e ulët nga viti i kaluar 405,233,138 denarë dhe “Arçelor Mital” (HRM) me humbje prej 20,116,148 denarë në nëntë muajt e parë që është më pak se 110,870,482 denar në periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Humbje shënon dhe Skovin Shkup, prej 88,417,000 denar, e cila ndërlidhet më minusin e vitit të kaluar prej 87,340,000 denarë në periudhën e njëjtë vitin e kaluar.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.