Nuk është një sekret për asnjeri, të gjithë e dinë: në një moment të caktuar të karrierës së tij, Pavel Nedved ka qenë një hap afër largimit nga Juventus për Inter-in e Jose Mourinho-s. Ka qenë pranvera e 2009-ës, kur kampioni cek ka marrë një telefonatë: “Përshëndetje, jam Mourinho. Dua që Inter të fitojë Champions League. Si mendon Pavel?”. Në atë kohë Nedved ishte 36 vjeç dhe në maj do t’i varte këpucët në gozhdë. Juventus e dinte dëshirën e tij për t’u tërhequr, por Mourinho nuk ka dashur të dorëzohet pa luftuar. I ofroi lojtarit një kontratë prej dy vitesh, me shumë para. Një çështje që Nedved e mban mend mirë, siç ka bërë të ditur në një intervistë të dhënë për shtypin cek: “E dinte se isha shumë i tërhequr nga Champions League, sepse nuk kam arritur ta fitoj kurrë. Por nuk ka funksionuar, nuk ishte një zgjidhje e përshtatshme. Nëse do të kishte qenë në çdo vend tjetër të botës, do të më kishte pëlqyer të punoja me të. Por nuk mund të shkoja tek Inter. Titulli i marrë nga Inter pas Calciopoli-t? Në Itali thuhet se është një titull kartoni. Unë nuk kam fituar kurrë një titull të tillë, nuk mund ta çmoj. Inter fitoi Champions League? Nuk ka problem, kështu duhej të shkonte”, ka thënë Pavel.