Shkup, 1 shkurt – Gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut, lidhur me masën për mbajtjen e mbrojtjes personale në fytyre, janë regjistruar 428 kundërvajtje.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, në mënyrë që të ballafaqohen me Kovid-19.