Shkup, 7 prill – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në pres konferencën e sotme theksoi se për momentin nuk është duke u menduar për vendosjen e karantinës 14-ditore, por megjithatë shteti është i gatshëm të vendosë masa më rigoroze, nëse paraqitet nevoja për një gjë të tillë.
“Në këtë moment jemi duke i shqyrtuar statistikat, se krahas këtij piku të vogël që pati dallim të konsiderueshëm në numrin e pacientëve të sapodiagnostifikuar, se është në njëfarë mënyre ta quaj, pik i rrejshëm pasi është testuar një grup më i madh i qytetarëve në Kumanovë të cilët kanë qenë në kontakt me të prekurit dhe më pas jemi kthyer në numrin e zakonshëm midis 20-30 pacientësh të diagnostifikuar gjatë 24 orëve që paraqet rritje lineare të numrit të pacientëve”, tha Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
Sipas Filipçes, tani për tani nuk ka paralajmërim se statistikat do të kalojnë në një formë më brengosëse, gjegjësisht se do të fillojë në mënyrë eksponenciale të rritet numri i pacientëve.
“Vlerësojmë se këto masa janë të majftueshme, fundjavë plotësisht e kufizuar, ndarjen e dy grupmoshave dhe në pajtim me këto rezultate jemi të gatshëm të intervenojmë në masa”, shtoi ministri Filipçe.(koha.mk)