Tiranë, 17 qershor – Nënshkruhet marrëveshja historike, me të cilën i jepet fund kontestit shumëvjeçar të emrit, ndërsa me të cilën Maqedonia tani quhet Republika e Maqedonisë së Veriut, ky është vlerësimi i mediave shqiptare rreth nënshkrimit të marrëveshjes.
Televizioni më i madh shqiptar “Top Channel” në informacionin e titulluar “Cipras dhe Zaev vulosin emrin: Bashkë drejt Evropës” thuhet se kryeministri grek pasi ka marrë votëbesimin dhe njëherësh edhe mbështetjen e parlamentit vendas për emrin e ri të Maqedonisë, megjithëse nga opozita u quajt si tradhti.
Zoran Zaev nga ana tjetër do t’i duhet të kalojë pengesat, që s’janë të pakta. Fillimisht marrëveshja duhet të miratohet në Parlament dhe më pas të vuloset nga Presidenti vendas, Gjorge Ivanov. Ky i fundit ka paralajmëruar se do të vendosë veton për këtë marrëveshje dhe nuk përjashtohet edhe mundësia që të mbahet një referendum.
Sipas portalit Albeu me buzë në gaz dhe përqafime ka përfunduar konflikti i ngrirë disa-vjeçar për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Në lajm qëndron se sipas marrëveshjes nga sot Maqedonia do të njihet me emrin Maqedonia e Veriut. Me këtë marrëveshje Maqedonia e ka rrugën e hapur për integrimin evropian dhe hyrjes në NATO.
Agjencia e lajmeve Balkanweb vlerëson se pas 27 viteve mbyllet një kapitull me shumë negociata.
“Është nënshkruar një marrëveshje historike midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e saj dhe ajo tani quhet Maqedonia e Veriut”, thekson agjencia.
Të gjitha mediat përmendin se në nënshkrim kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë të BE-së, ndërsa veçanërisht e theksojnë edhe deklaratën e ndërmjetësimit Nimic.
Tani për tani nuk ka reagim zyrtar prej kreut të lartë shqiptar.
Shqipëria e njohu Maqedoninë ndër shtetet e para, pas shpalljes së Pavarësisë.