Ekonomia cirkulare është një model i ri që përqendrohet në hartimin dhe prodhimin e materialeve konkurruese për ripërdorimin, përpunim dhe riciklimin
Zenel MIFTARI
Shkup, 9 janar – Universiteti Evropian në bashkëpunim me programin e Bashkimit Evropian, Erasmus plus, ishte bartës i projektit për “Ekonomi Cirkulare” dhe me këtë rast kanë ka organizuar konferencën finale me temë “Si të shkëmbesh, zvogëlosh, ripërdorësh dhe riciklosh”. Qëllimi i konferencës ishte të rritet ndërgjegjësimi i kompanive vendore për rëndësinë e ekonomisë cirkulare, e cila ka qenë pjesë e përparësive dhe dokumenteve strategjike të Bashkimit Evropian për shumë vite, që duhet të bëhet një përparësi e madhe edhe për kompanitë dhe institucionet në Maqedoninë e Veriut në mënyrë që të forcojnë vetëdijen ekologjike, shkruan gazeta KOHA.
Si pjesë e projektit, është realizuar edhe një studim mbi situatën dhe perceptimet e kompanive në ekonominë cirkulare, në të cilën u krijua një udhëzues për praktika të mira.
Rektori i Universitetit Evropian, Vlado Vankovski, tha se ekonomia cirkulare është një model i ri ekonomik që përqendrohet në hartimin dhe prodhimin e materialeve konkurruese për ripërdorimin, përpunim dhe riciklimin. Sipas tij, kjo ekonomi është një alternative për ekonominë tradicionale lineare, në të cilën burimet përdoren për aq kohë sa të jetë e mundur dhe vlera e tyre maksimalizohet dhe prej tyre krijohen produkte dhe materiale të reja.
Këto projekte dhe implementimi i këtyre masave ekologjike do ta ndihmojnë integrimin e vendit në BE. (koha.mk)