Shkup, 2 shtator – Pushimet verore kaluan shpejt dhe shkolla nisi përsëri për mijëra nxënës i drejtohen nesër bankave të institucioneve arsimore në të gjithë vendin. Përveç nxënësve, edhe prindërit janë në ethet e fillimit të vitit shkollor, shkruan gazeta KOHA. Për dallim nga fëmijët, të cilët kanë për obligim të mësojnë, të rriturit mendojnë për furnizimin me pajisjet shkollore, veshje, çanta… Është e panjohur se sa do tu kushtojë kthimi i nxënësve nëpër bankat shkollore. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se shkollat janë të përgatitura për nisjen e vitit shkollor. Gjithsesi, sipas paralajmërimeve, disa nxënës dy javët e para nuk do të kenë një pjesë të librave. Sipas MASH-it, shtëpitë botuese nga mesi i shtatorit kanë për obligim ti distribuojnë librat në të cilat shkruhet (fletore pune). Sipas të dhënave zyrtare, këtë vit në klasë të parë do të shkojnë rreth 20.000 fëmijë. (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)