Shkup, 14 dhjetor – Seanca gjyqësore për rastin “Toplik” të PSP-së, ku i dyshuari i parë është ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, për shitjen e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i diellit” në Sopishtë dhe pesë persona tjerë është anuluar për më 21 janar.
Nga Gjykata informojnë se për anulimin janë marrë vesh palët që nga seanca e kaluar gjyqësore për shkaqe teknike.
Sipas aktakuzës së PPS-së, i dyshuari i parë Janakieski, si person drejtues në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike ka përbërë një Komision për ankand publik të cilin e ka urdhëruar të zgjedhë ofrues për blerjen dhe disponimin me tokë shtetërore për ndërtimin e kompleksit elit “Qyteti i diellit” edhe pse kompania nuk i ka plotësuar kushtet për atë.
Prej dëshmive, sipas PPS-së, del se për shkak të shkëputjes të kontratës me faj të Ministrisë, është obliguar në shumë prej një milionë euro t’i paguaj borxhin dhe kamatvonesën personit juridik të “San siti”.
Sipas aktakuzës Janakieski dhe pesë personat e tjerë të akuzuar e kanë dëmtuar Buxhetin për 64.206.839 denarë gjegjësisht për një milion e 44.000 euro.