Shkup, 12 dhjetor – Maqedonia rreth 20 vjet aktivisht punon në luftën kundër korrupsionit, por megjithatë ekziston ndjenja se punët janë në fillim. Vendi ka kornizë të mirë juridike, por mungon zbatimi i ligjeve, si dhe përforcimi i kapaciteteve institucionale. Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për pengimin e korrupsionit, të cilat janë në procedurë kuvendore, duhet ta përforcojnë efikasitetin dhe pavarësinë e Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit, por po ashtu nevojitet edhe riekipimi i prokurorisë publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përkrahjes më të madhe financiare të institucionit.
Këto janë pjesë të qëndrimeve të pjesëmarrësve në Konferencën e sotme me temë “Priopritete urgjente reformuese: Përforcimi i kornizës institucionale në luftën kundër korrupsionit. A ka përparim? në organizim të Platformës së organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit.
“Disi vazhdimisht jemi në fillim në luftën kundër korrupsionit. Ne në 18 vitet e kaluara vazhdimisht diçka kemi punuar, vazhdimisht diçka ka ndodhur, ndryshoheshin ligje, u miratonin të reja, u formonin institucione, i kemi nënshkruar të gjitha konventat, shumë raporte janë dhënë për vendin, shumë prej tyre ishin të mira, më së shpeshti ato që kanë të bëjnë me ligjet dhe institucionet, por ajo që brengos është zbatimi ligjeve. Ne krijuam bazë të mirë juridike dhe instituciuonale dhe kornizë për luftë kundër korrupsionit, por assesi të fillojë puna efikase e institucioneve në luftën kundër korrupsionit”, tha Slagjana Taseva, kryetare e Transparensi Interneshënëll Maqedoni.
Vazhdimisht kur mendojmë se kemi arritur nivel të caktuar, shtoi ajo, shohim se proceset kthehen prapa dhe vazhdimisht ekziston ndjenja si të jemi në fillim.
Prokurorja Vilma Ruskoska nga Prokurria publike për krim të organizuar dhe korrupsion, tha se ky institucion nuk është i riekipuar në aspektin kadrovik, si dhe se nuk kanë mjaftë mjete financiare për punë të papenguar.
“Në aspektin kadrovik, nuk jemi të riekipuar, na mungojnë pesë prokurorë, tani jemi gjithsej 10 së bashku me mua, e ka shumë punë. Lëndët tona janë shumë të mëdha, na mungojnë ekspertë, e para nuk ka”, tha Ruskoska.
Në pyetje nëse janë drejtuar për përkrahje financiare të instituciomeve, ajo tha se prokurori republikan Lubomir Jovevski e ka bërë atë, por nuk e dinë se cila do të jetë përgjigjja.
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska është e bindur se ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për pengimin e korrupsionit do të mundësojë komision më efikas, i cili do të punojë në luftën kundër korrupsionit, pasi, siç tha, nga ekspertët evropianë kanë marrë mendime se janë në rrugën e duhur.
Ajo beson se shumë shpejtë mund të caktohet seancë për debat të amandamenteve për këtë ligj dhe Kuvendi varësisht nga agjenda e tij në kohë më të shpejtë ta miratojë ligjin.