Për Lituaninë rezultati kryesor i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës.
Këtë e ka thënë ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius, gjatë një takimi me ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.
“Kam folur me ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj. Kemi diskutuar për situatën rreth COVID019, kam shprehur përkrahjen e Lituanisë për rifillimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, dialogu është kyç për stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Rezultati kryesor i çdo dialogu duhet të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Linkevicius në Twitter.
Njoftimin për bisedën me Linkeviciusin e ka bërë edhe Meliza Haradinaj nëpërmjet postimit në Twitter.