Edhe pse e paralizuar, Kristina Vogel ka thënë se do të vazhdojë të ndjekë pasionin e saj për sportin e saj të preferuar, çiklizmin. Por këtë radhë ajo do të jetë në koment të botërorit që zhvillohet në Poloni. 28-vjeçarja, dy herë kampione olimpike, fituese e 11 medaljeve të arta në botë, u dëmtua në qershorin e kaluar, gjë që i ndryshoi tërësisht jetën e saj.
Ndërsa ishte duke pedaluar, ajo u përplas me një kamion, duke pësuar dëmtime serioze. E këtë radhë nuk kishte kthim pas. Ajo mbetet e paralizuar në pjesën e këmbëve. “Zjarri është ende këtu në zemër”, tha Vogel për AFP në “Laureus Awards” në Monako.
“Kur unë shikoj sportin, ndjej një afsh në kraharor. Gëzohem kur shikoj sportistët se si mundohen të japin më të mirën në pistë”. Shpresoj që me pasionin tim t’u përvjell njerëzve emocionet e botërorit të Polonisë. Vogel thotë se nëna e saj ka qenë një burim fuqie për ta kaluar fatkeqësinë. “Mami im më ka dhënë shumë,” thotë ajo. “Edhe pse nuk jam fetare, ajo thotë se Perëndia na jep detyra që ai mendon se mund ta përmbushim. Për mua, kjo thjesht do të thotë se është dikush që mendon se jam vërtet e fortë”.
Vogel është paralizuar deri në kraharor, që do të thotë se nuk ka muskuj të barkut ose mbrapa, ndaj e ka të vështirë për t’u marrë të paktën me ndonjë sport tjetër. Gjithsesi ajo po mundohet të ushtrojë sportin e harkut. Por e ka shumë të vështirë.