Anësori Yann Karamoh është shumë i lumtur që gjatë kësaj vere është transferuar në Serie A të skuadra e Interit. Ai madje tregoi se ka refuzuar PSG-në dhe Arsenalin për skuadrën italiane.
“Kam ardhur të një skuadër e re dhe është e rëndësishme se ata kanë besim në mua. PSG ishte duke pritur për mua, ndërsa Arsenal kontaktoi agjentin tim”, tha Karamoh gjatë konferencës për media. “Kishte interesim edhe nga Monaco dhe Lyon, por unë vendos të vij këtu. Futbolli italian ka më shumë kualitet se sa në Francë dhe kjo u pa në ndeshjen Monaco-Juventus”.