Pekin, 3 janar – Numri i banorëve në Kinë, vendi me numër më të madh njerëzish, për herë të parë është zvogëluar në 70 vitet e fundit, vlerësojnë ekspertët edhe krahas braktisjes së politikës një fëmijë.
Edhe pse të dhënat zyrtare do të dihen deri në fund të janarit, eksperti Ju Fuksijan hulumtues i cili punon në Universitetin amerikan në Viksonsin “Medison” , vlerëson de në vitin 2018 numri i banorëve në Kinë është zvogëluar për 1, 27 milionë.
Kjo nuk është shumë në krahasim me numrin e tyre të përgjithshëm prej 1,39 miliardë, por ndodh për herë të parë në historinë e Republikës Popullore të Kinës, të themeluar në vitin 1949.
Në të njëjtën kohë, numri i vdekjeve është rritur për 11,58 milionë, thotë Ji, i cili në llogaritjet e tij mbështet në të dhënat statistikore lokale.