Nju Jork, 30 tetor – Sindikatat amerikane kanë filluar të diskutojnë idenë e grevës së përgjithshme nëse presidenti i SHBA-së Donald Tramp refuzon të pranojë rezultatet e zgjedhjeve nëse fiton Xho Bajden, shkruan “Gardian”.
Një gjë e tillë do të ishte e paparë në kohët moderne. Nuk ka pasur grevë të përgjithshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 1946, kur ishte e kufizuar në Oukland, Kaliforni, shkruan gazeta.
Sindikata lokale në Roçester, Nju-Jork, është sindikata e parë që zyrtarisht mbështet idenë. Sindikatat në Sietëll dhe Masaçusets Perëndimor po ndjekin shembullin, duke miratuar rezolutë që bën thirrje për grevë të përgjithshme nëse Tramp nuk pranon rezultatet e zgjedhjeve.
Më shumë se 12 milionë anëtarë të sindikatës mund të marrin pjesë në grevë.
Më 8 tetor, federata në Roçester votoi për të përgatitur dhe mbajtur grevë të përgjithshme, nëse nevojitet, për të siguruar tranzicion të qetë të pushtetit pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Donald Tramp ka refuzuar vazhdimisht të përgjigjet drejtpërdrejtë nëse ai do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve, të cilat do të mbahen më 3 nëntor. Ai ka pretenduar vazhdimisht se votimi postar ishte me mungesa.