Lisbonë, 22 shkurt – Portugalia për një ditë ka regjistruar më pak se 1.000 të sapoinfektuar me koronavirusin, që është numri më i vogël ditor nga tetori.
Karantina, e cila filloi më 15 janar, solli “rënie të dukshme” të numrit me rastet e reja, deklaroi Andre Peralta Santos, zyrtar i lartë shëndetësor portugez, ndërsa në vend sot janë paraqitur më pak se 600 raste të reja me Kovid-19.
Në 14 ditët paraprake, numri i pacientëve në 100.000 banorë ra në 322, ndërsa në fund të janarit ishte 1.628.
Numri P, që emëron se sa një person e transmeton virusin te të tjerët, ra në 0,67, që është shkalla më e ulët e infektimit nga fillimi i pandemisë dhe më e ulët në Evropë”, tha Baltazar Nunes nga laboratoria shtetërore INSA.
Karantina në vijim skadon më 1 mars, por pritet të vazhdohet.