Londër, 12 nëntor – Rula Kalaf nga janari do të jetë gruaja e parë redaktore e “Fajneshëll Tajms” (Ft) që nga formimi i gazetës në vitin 1888.
Kalaf vjen në vendin e Lajonel Barber, i cili 14 vite ishte redaktor i FT-së. Barber (64) paralajmëroi se karriera e tij 34 vjeçare në FT do të përfundojë në janar dhe se do ta zëvendësojë Kalaf, transmeton gazeta KOHA.
Ajo në FT punon nga viti 2016 dhe ishte e obliguar për planifikim strategjik dhe iniciativa, siç është “Trejd sikrets”, servis i ri i fokusuar në tregtinë botërore. Ajo koordinoi edhe më shumë se njëqind shkrime të huaja, si dhe njoftimin nga Lindja e Afërt gjatë luftës irakiane dhe Pranverës arabe në vitin 2011.
Kalaf theksoi se është e gëzuar që do të udhëheq me organizatën më të madhe mediatike në botë/
Pronari i ri i FT-së nga viti 2015 është organizata më e madhe mediatike japoneze “Nikei Grup”, e cila nga “Pirson” e bleu gazetën për 844 milionë funte.(koha.mk)