Për herë të parë në Shtetet e Bashkuara, një klinikë ka sjellë në jetë një fëmijë të shëndetshëm nga mitra e transplantuar e një dhuruesi të vdekur.
Është një zhvillim premtues në opsionet riprodhuese për gratë që janë jopjellore për shkak të problemeve të mitrës, sipas ekipit hulumtues pas lindjes.
Vajza u lind në qershor nëpërmjet prerjes cezariane nga një paciente në mesin e të 30-tave të saj, tha Klinika e Cleveland, e cila kreu transplantin dhe lindjen.
Pacientja kishte lindur pa mitër dhe ka hyrë testimet klinike për gratë me faktor të infertilitetit, tha Dr Tommaso Falcone, anëtar i ekipit të transplantimit. Gratë me këtë gjendje lindin pa mitër ose kanë pasur dëme të mitrës përmes infeksionit, procedurave ose histerektomisë.
Pacientja pa emër zgjodhi ta heqë mitrën e transplantuar pas lindjes, tha ai.
“Kjo ishte gjithmonë një pikëpyetje që kërkonte hulumtime. Por kjo tregom për idenë se një donator i vdekur mund t’a japë mitrën e saj dhe do të funksionojë shumë mirë”.