Uashington, 6 dhjetor – Botimi i fundit i javores “Tajm” sot doli me fotografinë e presidentit të Ukrainës, Volodomir Zelenski në faqen e parë e emëruar si “Njeriu në mes”. Kjo është hera e parë një president i Ukrainës të shfaqet në faqen e parë të një gazete me ndikim amerikan.
Historia për Zelenskin është titulluar “Si presidenti i Ukrainës përballet me rolin e tij në dramën më të madhe politike botërore”.
Në të thuhet se ai e gjeti veten midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë, Donald Tramp dhe Vlladimir Putin. Autorët sugjerojnë se demokratët amerikanë e konsiderojnë Zelenskin si një viktimë e mashtrimeve të Trampit, ndërsa republikanët mendojnë se ai është dëshmitari kryesor për vërtetimin e pafajësisë së presidentit amerikan.
Revista, nga fundi i artikullit e citon Zelenskin i cili thotë se nuk ka besim te askush.
Edhe Tramp edhe Putin deri më tani disa herë janë shfaqur në kopertinën e “Tajm”.(koha.mk)