Bukuresht, 21 dhjetor – Televizioni rumun “Realitatja” si të papritur e vlerësoi nominimin e Sevil Shajdeh 52 vjeçare për funksionin e kryeministres së Rumanisë. Përderisa ndodh kjo, për herë të parë në historinë e saj, Rumania do të ketë kryeministre grua edhe atë myslimane. Sevil Shajdeh në vitin 2015 ishte ministre e Zhvillimit rajonal. Para kësaj, përafërsisht dy dekada ajo ka punuar në administratën e qarkut të qytetit Konstanca. Sevil Shajdeh është e martuar me shtetas sirian, shton televizioni “Realitatja”.