Uashington, 13 janar – Numri i rasteve të vdekjes nga koronavirusi të regjistruar brenda një dite arriti rekord të ri në SHBA.
Autoritetet amerikane dje konfirmuan për 4.327 raste të vdekjes nga Kovid-19, sipas të dhënave nga Universiteti “Xhon Hopkins” në Baltimor.
Bilanci i mëparshëm më i lartë ditor u regjistrua më 7 janar prej 4.194 raste të vdekjes.
Në SHBA, vendi ku jetojnë rreth 330 milion banorë, rreth 22,8 milion janë infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë dhe më shumë se 380.000 pacientë kanë vdekur si pasoj e infeksionit të Kovid-19.