Londër, 26 qershor – Lideri i Partisë Laburiste britanike, Xheremi Korbin, deklaroi se për gjashtë muaj do të bëhet kryeministër, zbulon gazeta londineze “Metro”, duke iu referuar deklaratave të afërta deri te ky politikan. Korbin, i cili pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, e vazhdon fushatën e tij nëpër Britani, mori pjesë në festivalin tradicional muzikor për rok në Glastonberi, ku mori mbështetje të fuqishme dhe ovacione nga publiku i pranishëm. Sipas gazetës, Korbin, njerëzve rreth tij jo vetëm që iu lajmëroi se deri në Vitin e Ri do të hyjë në Dauning strit 10, por edhe ka folur se puna e parë që do ta bëjë si kryeministër do të jetë heqja nga sistemi raketor me municion bërthamor “Trajdent”. Korbin i cili gjatë fushatës së tij për zgjedhjet e 8 qershorit, foli kundër ekzistimit të kësaj arme që e bën Britaninë fuqi bërthamore, në Parlament është ashpër kundër ripërtëritjes së tij dhe modernizimit për çka do të duhet të shpenzohen dhjetëra miliardë funte. Pohimi i “Metro”-s, tani për tani nuk është konfirmuar, por nuk është përgënjeshtruar nga partia e laburistëve. Nuk ka sqarim si Korbin parasheh të bëhet kryeministër i Britanisë deri në fund të vitit, por ekspertët politik konsiderojnë se për këtë ekzistojnë dy mënyra. Kryeministrja aktuale Tereza Mej të mos e marrë mbështetjen e Partisë demokratike unioniste të Irlandës Veriore dhe kështu qeveria e pakicës të bie në votimin e parë më serioz në Parlament, ose Britania sërish të përcaktohet për zgjedhje të reja. Sondazhet për zgjedhjet e parakohshme në të cilat Mej e humbi shumicën në Dhomën e ulët, tregojnë se shumica e madhe beson se ajo nuk të qëndrojë në funksion as deri në fund të negociatave për Bregzitin, por Korbin i cili e ka mbështetjen e të rinjve, ende nuk mund të marrë popullaritet te shumica e votuesve britanikë që të mund partia e tij të fitojë në zgjedhje. Disa herë ai ka thënë se është i gatshëm të bëhet kryeministër, duke udhëhequr me qeverinë e pakicës, si dhe se lehtë do të dakordohet me BE-në rreth daljes nga Unioni.