Uashington, 17 janar – Gjysmë milioni njerëz kanë vdekur nga pasojat e koronavirusit në botë, vetëm në gjashtë javët e fundit, tregojnë të dhënat e fundit të Universitetit “Xhon Hopkins” në Uashington.
Sipas universitetit, në fillim të pandemisë për numrat e këtillë të viktimave nga Kovid-19 është dashur të kalojnë plot gjashtë muaj, transmetoi CNN.
Në SHBA deri më tani vdiqën 404.218 nga koronavirusi, ndërsa në Brazil mbi 208.000.
Në Indi dhe Meksikë, sipas universitetit në Uashington, nga infektimi me koronavirus, fund fatal patën mbi 100.000 njerëz, në Britani të Madhe përafërsisht 90.000, ndërsa mbrëmë në Francë mbi 70.000.
Mbi 50.000 viktima nga Kovid-19 janë regjistruar edhe në Itali, Rusi, Iran dhe Spanjë.
Shkallët e vdekshmërisë në shumë vende në Evropë dhe Amerikë Veriore filluan dukshëm të rriten në nëntor të vitit të kaluar.