Shkup, 24 shkurt – Shi në pjesët më të ulëta dhe borë në viset më të larta të vendit na pret nesër, për kur meteorologët paralajmërojnë edhe ulje të temperaturave për tetë deri në nëntë gradë Celsius. Nga DPHM informojnë se gjatë natës edhe nesër rajoni jonë do të jetë nën ndikimin e valës së lagësht dhe më të ftohtë e cila do të shkaktojë reshje të shiut, ndërsa në malet në pjesët veriperëndimore të borës. Më shumë reshje priten në pjesët veriperëndimore (15l/m2). Do të fryjë erë mesatare përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugor, ndërsa gjatë ditës do ta ndryshojë drejtimin në verior. Temperatura e ditës të bjerë dhe lëvizë në interval prej 8 deri në 14 gradë Celsius. Në Shkup nesër do të jetë mot me vranësira dhe më i freskët, me reshje të përkohshme të shiut, sidomos paradite. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 8 gradë Celsius. Më pas në dy ditët e ardhshme do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme, ndërsa nga e hëna temperaturat e ditës do të rriten.