Gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme do të jetë mot me diell, ndërsa nga e enjtja sinoptikët paralajmërojnë rënie të temperaturave për rreth pesë gradë. Deri të enjten nën ndikimin e masës së ngrohtë ajrore në Maqedoni do të mbizotërojë mot i ngrohtë me temperatura maksimale deri në 39 gradë, ndërsa të martën dhe të mërkurën pritet që temperaturat të arrijnë deri në 40 gradë. Në këto ditë në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje lokale të shiut dhe bubullima të rralla në viset malore. Nga e enjtja pritet ndryshim i motit dhe erë e përforcuar veriore.