Shkup, 22 shtator – Vranësira të rritura me paraqitje të izoluar të të reshurave të shiut dhe bubullima të ralla priten pasdite në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 24 deri 30 gradë Celsius.
Sinoptikët edhe për nesër edhe për të enjten paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme, me të reshura lokale dhe bubullima të ralla.
Stabilizim i përkohshëm i motit pritet të premten, ndërsa në fundjavë, posaçërisht të shtunën, nën ndikimin e valës së lagësht, pritet mot jostabil me të reshura të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar jugore, e cila do të jetë më intensive të shtunën.