Qeveria amerikane ka propozuar që të ndryshohet përcaktimi për sasinë e ujit që vjen nga koka e dushit. Ky propozim vjen pas ankesave të Presidentit Donald Trump për të flokët e tij. Për shkak të një ligji të miratuar në vitin 1992, kokat e dushit në SHBA nuk lejohet që të prodhojnë më shumë se 9.5 litra ujë për minutë.
Administrata e Trump do që të ndryshojë pikërisht këtë. Mirëpo konsumatorët dhe grupet konservatore argumentojnë se ky është shpërdorim dhe gjë e panevojshme. Ndryshimet u propozuan nga Departamenti i Energjisë të mërkurën, pas ankesave të Trump muajin e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.
“Nisesh të bësh dush, uji nuk del. Do të lash duart, uji nuk del. Çfarë bën? Do të qëndrosh më gjatë në dush? Sepse flokët e mi, nuk e di për ju, por të miat duhet të jetë perfekte. Perfekte”, tha ai. Andrew deLaski, drejtori ekzekutiv i një grupi konservator tha se ky projekt është qesharak. Në fakt nëse propozimi avancon, përfaqësuesit e saj mund të përballen me beteja në gjyq.