Shkup, 5 prill – Gjatë ditëve të ardhshme festive shërbimet e Shtëpive të Shëndetit Shkup do të sigurojnë mbrojtje shëndetësore 24 orëshe përmes pikave kujdestare të natës në poliklinikat Idadija, Çento, Çair, Gjorçe Petrov, Bit Pazar, Jane Sandanski, Shuto Orizare, Draçevë dhe Bukuresht, informojnë nga Shtëpia e Shëndetit Shkup.
Theksojnë se kujdestaria e të shtunës më 7 prill në të gjitha shërbimet specialiste do të realizohet në poliklinikën Bukuresht nga ora 8 deri në orën 16 dhe mbulim 24 orësh nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore me trajtim shtëpiak.
Nga Shtëpia e Shëndetit Shkup u rekomandojnë qytetarëve për shkak të periudhës së kaluar të agjërimit të kenë kujdes nga ushqimet me origjinë të kafshëve dhe konsumimin e alkoolit për shkaqe shëndetësore dhe të sigurisë.