Shkup, 20 mars – Ministria e punës dhe politikës sociale informon se prej sot të gjithë prindërit e vetëm të cilët kanë pagë dhe të hyra mujore në vlerë prej pagës minimale të vërtetuar me Ligj, do të lirohen nga pagimi i participimit për regjistrim dhe qëndrim të fëmijëve në çerdhe, njofton Koha.
Në drejtim me përpjekjet për përkrahje të prindërve të vetëm, të përmbajtur ne Programin e punës së Qeverisë së RM-SË, ministrja Carovska e ka ndryshuar Rregulloren për kushtet, kriteret dhe mënyrën e realizimit të të drejtës së participimit në harxhimet për përkujdesje, edukim, pushim dhe rekreim të fëmijëve në institucionet publike për fëmijë.
Rregullorja është publikuar në Gazetë zyrtare sot më 20 mars 2018 dhe ueb faqen e MPPS-së.