Mesfushori spanjoll i Chelsea, Cesc Fabregas, ka përfunduar në “radarët” e Galatasaray-t. 31-vjeçarit i përfundon kontrata në qershorin e vitit të ardhshëm dhe, për këtë arsye, që nga muaji janar ai mund të nisë negociatat me një klub tjetër. Nga ana e tyre, drejtuesit e klubit turk do të përpiqen që t’i ofrojnë spanjollit ofertën e duhur, për ta bindur atë të transferohet në Stamboll. Për Fabregas interesohen edhe klube të tjera, ku spikatin italianët e Milanit, ndërkohë që nuk përjashtohet edhe rikthimi i tij në Spanjë, me Atletico Madridin që ka shprehur interes për mesfushorin.